RTSH 24 Live

Sociale

Kolonia e piktorëve në Pogradec, 11 piktorë qëndruan disa ditë në qytetin liqenor

09/07/2024

Kolonia e piktorëve në Pogradec, 11 piktorë qëndruan disa ditë në qytetin liqenor

11 piktorë u vendosën për disa ditë në qytetin e Pogradecit për të hedhur në telajo natyrën e bukur që ofron qyteti liqenor. Kanë qenë artistët më të mirë të penelit të cilët në përfundim kanë çelur edhe një ekspozitë në sheshin Odeon me punimet e tyre. Për organizatorët Pogradeci është gjithmonë objekt frymëzimi për artistët Shqiptarë.

Piktorët e kësaj kolonie kanë realizuar rreth 50 piktura, një pjesë e të cilave do t’i dhurohen galerisë së arteve.

Gazetare Eftjola Fili

/rtsh.al/