RTSH 24 Live

Kronika

Kolegji Zgjedhor rrëzon sërish ankimimet e opozitës për Shkodrën

10/06/2021

Kolegji Zgjedhor rrëzon sërish ankimimet e opozitës për Shkodrën

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar ankimimet e opozitës për rezultatin e zgjedhjeve në Shkodër.  Kolegji e ka konsideruar këtë padi të bërë nga palët politike si të pa mbështetur në ligj dhe pretendimet e tyre i ka konsideruar të pabazuara në fakte konkrete.
Më herët trupa gjyqësore rrëzoi edhe kërkesën e LSI-së për shtyrjen e seancës, ndërsa më pas rrëzoi edhe kërkesën e PD-së për marrjen e provave shtesë.  Në këtë mënyrë Kolegji Zgjedhor certifikon rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit edhe për qarkun Shkodër.