RTSH 24 Live

Kronika

Kolegji rrëzon sërish PD-LSI: Nuk ka pavlefshmëri as në Vlorë

01/06/2021

Kolegji rrëzon sërish PD-LSI: Nuk ka pavlefshmëri as në Vlorë

Rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit vuloset për një tjetër qark pas vendimmarrjes së Kolegjit Zgjedhor për të rrëzuar ankimimet e PD dhe LSI që kërkonin pavlefshmëri të zgjedhjeve për qarkun e Vlorës. 
Sinkron nga vendimi 
Pas shpalljes së vendimit, përfaqësuesit ligjor të dy partive kryesore opozitare u shprehën se kjo ishte një vendimmarrje e paracaktuar edhe nga vendimi i marrë një ditë më parë për Gjirokastrën. 
Më herët Kolegji Zgjedhor nuk pranoi të merrte në administrim as provat shtesë të paraqitura nga opozita lidhur me pretendimet e tyre për Vlorën. 
Edhe një herë një prej argumentave kryesore të opozitës ishte ndalimi i emigrantëve për të ardhur në Shqipëri në ditën e zgjedhjeve me arsyetimin e kohës së pandemisë në mënyrë që ata të mos kishin mundësi të ushtronin të drejtën e tyre të votimit. 
Një ditë më parë Kolegji Zgjedhor rrëzoi edhe tre ankimime për Gjirokastrën duke lënë në fuqi rezultatin e shpallur nga KQZ. Sakaq mbeten për tu shqyrtuar ankimimet edhe për 7 qarqe të tjera.