RTSH 24 Live

Kronika

Kokainë nëpërmjet portit të durrësit, në katër muaj, 7 dërgesa të kapura nga Policia

13/10/2021

Kokainë nëpërmjet portit të durrësit, në katër muaj, 7 dërgesa të kapura nga Policia

Nga muaji qershor deri këtë të mërkurë, në portin e Durrësit janë konstatuar 7 raste të hyrjes së sasive të konsiderueshme të lëndës narkotike kokainë përmes konteinerëve që kryesisht vijnë nga Ekuadori.

Të dhënat e grumbulluara nga Radio Televizioni Shqiptar, tregojnë, se në muajt tetor, shtator e gusht janë konstatuar nga 1 rast i hyrjes së kokainës në port, në muajin gusht janë konstatuar tri raste, ndërsa në muajin qershor 1 rast i futjes së kokainës po me të njëjtën skemë.

Kompania, së cilës i është kapur sasia më e madhe, por edhe në disa raste, rezulton se është ajo e Eduart Dautit, me 6 dërgesa të ardhura nga Ekuadori në muajt e fundit.

Persona ende të paidentifikuar nga policia mes bananeve të porositura nga kompanitë shqiptare,fusin pako me kokainë, brenda ose në pjesët e jashtme të konteinerëve, të cilat më pas mbërrijnë në Portin e Durrësit, duke e kthyer këtë pikë kufitare në portën kryesore të futjes së kokainës në Shqipëri.

Sipas të dhënave të grumbulluara, në këto raste, sasia e kokainës së sekuestruar arrin në 600 kilogram, të cilët nëse do hidheshin në treg rreth 10 milion euro.