RTSH 24 Live

Aktualitet

Kokainë në Portin e Tivarit, do përpunohej në Fier! SPAK zbulon laboratorin e drogës në banesën e ish kreut të Komunës Frakull

24/11/2022

Kokainë në Portin e Tivarit, do përpunohej në Fier! SPAK zbulon laboratorin e drogës në banesën e ish kreut të Komunës Frakull
Droga e kapur në Frakull të Fierit

Një sasi e konsiderueshëm kokaine është kapur ditën e sotme (24 nëntor) në Portin e Tivarit në Malin e Zi. Kokaina vinte nga Amerika Latine drejt Malit të Zi dhe më pas do të përpunohej në Shqipëri. Droga ishte prej muajsh nën vazhdim nga DEA amerikane në bashkëpunim me SPAK dhe policinë malazeze.

Kokaina u zbulua në muajin korrik e fshehur në 400 kg thasë me pleh kimik. Ishin policët malazezë që zbuluan drogën pasi ngarkesa mbërriti në Portin e Tivarit. Autoritet shqiptare dhe ato malazeze vendosën që të mbanin drogën nën vëzhgim për të zbuluar rrjetin e trafikantëve, ku sot porositësit erdhën të tërhiqnin kokainën, të cilët ishin shqiptarë.

Droga do të përpunohej në Fratar të Fierit, ku u zbulua një laborator droge. Për këtë SPAK ka lëshuar disa urdhër-arreste, ndërsa deri tani në pranga kanë përfunduar 15 persona. SPAK vëzhgoi e përgjoi për të identifikuar rolin e secilit që është i përfshirë.

Laboratori i drogës ishte në banesën në pronësi të Viktor Çervanakut, ish-kryetar i komunës Frakull në Fier.

Operacioni, i zhvilluar në fshehtësi të plotë, zbuloi se kokaina është marrë nga Porti i Tivarit dhe janë dërguar në fshatin Fratar në Fier. Operacioni është ende në zhvillim dhe nuk dihen ende detaje të tjera.

/rtsh.al/