RTSH 24 Live

Aktualitet

Kokainë dhe hashash fshehur nën krevat, arrestohen 3 shqiptarët në Itali, iu sekuestrohen 24 kg lëndë narkotike

06/08/2022

Kokainë dhe hashash fshehur nën krevat, arrestohen 3 shqiptarët në Itali, iu sekuestrohen 24 kg lëndë narkotike

Autoritetet italiane kanë arrestuar tre shqiptarë pasi janë kapur me 23 kilogramë kokainë dhe 1 kilogramë hashash të fshehura në banesën e tyre në Anzola. Një 27-vjeçar dhe dy 24-vjeçare kanë përfunduar në prangat e karabinierëve italianë pas kontrollit që u zhvillua në banesën e tij ndërsa lënda narkotike iu gjet e fshehur nën një krevat dopio.

Il Resto del Carlino bën me dije se përgjegjësinë për drogën e ka marrë 27-vjeçari Juljan Prini ndërsa ka thënë se vajzat i kishte mirëpritur në shtëpinë e tij, por nuk kishin dijeni mbi lëndën narkotike që ai dispononte. 27-vjeçari është lënë në burg, por pa rrethana rënduese, pasi mungojnë këshillat toksikologjike.

/rtsh.al/