RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Kokaina e fshehur te bananet, ja dy personat e arrestuar në Durrës

13/07/2021

Kokaina e fshehur te bananet, ja dy personat e arrestuar në Durrës

Dalin emrat e të arrestuarve nga policia si të dyshuar se kanë qenë pjesë e trafikut të lëndëve narkotike. Sipas burimeve mësohet se dy të ndaluarit nga policia janë Barjon Gume dhe Jurgen Osmani, punonjës të kompanisë “Alba Ekzotik Fruits”.  Barjon Gumeni mësohet se është vëllai i pronarit të firmës Eduart Duatajt. Ai gjithashtu është pronar i kësaj firme.

Droga e cila vinte nga Ekuadori ishte e fshehur sipas policisë në 14 pako në një kontejner të bananeve. Dy personat e ndaluar janë paraqitur për marrë në dorëzim mallin e bananeve të futur në kontejner. “Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të ushtruar në kontenier, deri tani janë gjetur të fshehura 14 pako të mbushra me lëndë narkotike të dyshuar kokainë . Kontrolli vijon.’, thuhej në njoftimin e policisë.

Njoftimi i policisë

Goditet një tjetër rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike. Task Forca permanente e përbashkët e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e DVP Durrës dhe autoritetet doganore të Portit, evidenton dhe sekuestron deri në këto momente 14 pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Shoqërohen në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dy persona. Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të tentativës për trafikim të drogave të forta, si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar edhe në analizën e riskut të bërë ngaTask Forca permanente e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe nga autoritetet doganore të Portit, e cila vepron në Portin e Durrësit, në bazë të dyshimeve të krijuara nga kjo Task Forcë dhe informacioneve që dispononte Policia Kriminale, kanë ushtruar kontroll të detajuar në një kontenier të ngarkuar me banane për llogari të një firme në Shqipëri.

Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të ushtruar në kontenier, deri tani janë gjetur të fshehura 14 pako të mbushra me lëndë narkotike të dyshuar kokainë . Kontrolli vijon. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë shoqëruar dy persona për tu pyetur në lidhje me këtë ngjarje. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në të.