RTSH 24 Live

Politikë

Kodheli në Maqedoninë e Veriut, takim me ministrin e Jashtëm Bujar Osmani

22/06/2021

Kodheli në Maqedoninë e Veriut, takim me ministrin e Jashtëm Bujar Osmani

Kryetarja e komisionit për Politikën e Jashtme, Mimi Kodheli zhvilloi sot një takim me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. Kodheli dhe një grup deputetësh të Komisionit për Politikën e Jashtme po zhvillojnë një vizitë dyditore në Maqedoninë e Veriut. Kodheli informoi se takimi me Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Osmani u zhvillua në një frymë bashkëpunimi, mirëkuptimi dhe bashkërendimi konstruktiv. Ajo theksoi se “kjo vizitë bëhet në një moment shumë të rëndësishëm për të dyja vendet”