Nisur nga vlerësimi i situatës epidemiologjike në vend, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, apeloi sot që grupet e riskuara si pasojë e virozëve të stinës së dimrit, të kryejnë falas vaksinën kundër gripit.
Gjithashtu, Koçiu u bëri thirrje qytetarëve që nuk mund të paraqiten në qendrat shëndetësore, vaksinimi po vijon edhe në familje.
Ministrja publikoi dhe shifrat e vaksinimit që janë aplikuar në 97% për grupet e riskuara.
“Vaksinimi falas kundër gripit vijon në të gjithë vendin! Deri më tani 79% e vaksinave për grupet e riskuara janë aplikuar. Për ata që nuk mund të paraqiten në qendrat shëndetësore, vaksinimi po vijon edhe në familje. Janë aplikuar 221.232 të dozave të shpërndara në popullatë”.
Mjekët dhe infermierët janë në terren, nënvizon ministrja Koçiu, duke u kujdesur për mbrojtjen e më të rrezikuarve.
“Mos e lër për më vonë, drejtohu te mjeku i familjes dhe kryeje vaksinën! Mbro veten, mbro komunitetin!”-përfundon njoftimin ministrja.
/rtsh.al/