RTSH 24 Live

Aktualitet

KMCAP, 3 muaj afat nga data e komisionit

22/01/2021

KMCAP, 3 muaj afat nga data e komisionit

Prej shtatorit të viti 2020 të gjitha komisionet për personat me aftësi të kufizuar zhvillohen në Tiranë me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë. Ata  të cilët do të rikomisionohen këtë vit dhe për arsye të ndryshme nuk mund të paraqiten në datën e caktuar kanë afat  3 muaj mbas përfundimit së vendimit që të bëjnë riaplikimin. Pagesa ju ndërpritet në momentin që ju mbaron vendimi dhe rinis kur del vendimi I ri.  Që prej fillimit të vitit të gjithë qytetarët kanë nisur plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm. Personat që jetojnë jashtë Shqipërisë dhe nuk janë rezident në vendin tonë nuk  e përfitojnë pagesën e papaftësisë.

Nga shërbimi social bëhët e ditur se tashmë për shkak të pandemisë nuk kërkohet prezenca e pacientit në Tiranë por zhvillohet një konsultë telemjekësore mes mjekut dhe pacientit. Këtë vit ka pasur dhe individë të cilëve ju është shkëputur ndihma ekonomike pasi është vërtetuar që nuk janë resident në Shqipëri. Këta kanë përsëri mundesi të dalin në komision në një afat të dytë në momentin që do të jenë rezidentë. Nuk penalizohen ata përsona të cilët në këtë periudhë janë jashtë vendit por të hospotalizuar për trajtim mjekësor, të cilët në momentin që do të paraqiten në komision duhet të tregojnë fletë-daljen dhe epikrizën e spitalit ku kanë marrë trajtimin.