RTSH 24 Live

Aktualitet

KLP shprehu rezerva, por Prokurori i Përgjithshëm jep dakordësinë për planin e KLGJ për Hartën e re Gjyqësore

13/10/2021

KLP shprehu rezerva, por Prokurori i Përgjithshëm jep dakordësinë për planin e KLGJ për Hartën e re Gjyqësore

Në kohën kur KLP ka shprehur rezerva për planin e KLGJ për ulje të numrit të gjykatave në vend, që praktikisht do të çojë në uljen edhe të numrit të prokurorive të rretheve, Prokurori i Përgjithshëm ka shprehur dakordësinë për këtë plan. Lajmin e ka dhënë vetë KLGJ përmes një njoftimi, pas takimit që kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), Naureda Llagami, ka zhvilluar me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela.

"Gjatë këtij takimi, të dy titullarët e institucioneve diskutuan për çështje të rëndësisë së përbashkët, mbarëvajtjen e sistemit gjyqësor, dhe më veçanërisht mbi propozimin e hartuar nga grupi ndër-institucional i punës për miratimin e hartës së re gjyqësore. Projekti i hartës së re gjyqësore, i dërguar tashmë pranë Ministrinë e Drejtësisë, afekton edhe punën dhe veprimtarinë e zyrave të prokurorisë. Në njohje të plotë të situatës dhe humbjeve të burimeve njerëzore si në gjykata dhe në prokuroritë e të gjithë vendit, Prokurori i Përgjithshëm shprehu dakordësinë e tij në parim për miratimin dhe zbatimin e këtij dokumenti dhe kjo në funksion të rritjes eficencës dhe kapaciteteve njerëzore në sistemin gjyqësor dhe atë prokuroria", thuhet në njoftimin e KLGJ.