RTSH 24 Live

Kronika

Klos, sekuestrohen bimë narkotike, një i arrestuar, në hetim kryetari i fshatit

14/08/2022

Klos, sekuestrohen bimë narkotike, një i arrestuar, në hetim kryetari i fshatit

Policia ka sekuestruar me anë të djegies bimë të dyshuara narkotike canabis sativa, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Gurrë e Vogël në Klos. Si pasojë H. E ka rënë në pranga të policisë se autor i kësaj veprimtarie kriminale. Po ashtu procedohet penalisht në gjendje të lirë kryetari i fshatit I. E., për shpërdorim detyre.

"Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me shërbimet e Postës së Policisë Klos, kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit dhe si rezultat kanë arrestuar në flagrancë shtetasin H. E., banues në Klos.

Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës", shtetasi I. E., me detyrë kryetar i fshatit Gurrë e Vogël, Klos.

Gjatë kontrollit të territorit, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Gurrë e Vogël, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuara disa bimë të dyshuara narkotike canabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Nga veprimet hetimore dyshohet se autor i kësaj veprimtarie kriminale është shtetasi H. E', njofton policia.

/rtsh.al/