RTSH 24 Live

Kronika

Kishte komunikime me kotrollorët e Rinasit, merret në pyetje e lihet i lirë ish-drejtori i Aviacionit Civil

09/04/2021

Kishte komunikime me kotrollorët e Rinasit, merret në pyetje e lihet i lirë ish-drejtori i Aviacionit Civil

Ish-drejtori i Aviacionit Civil, Petrit Sulaj u mor në pyetje për disa orë në mjediset e Policisë së Tiranës, por më pas u la i lirë, pasi numri i tij i celularit doli tek bisedat e kontrollorëve që u shoqëruan dhe ndaluan, pas situatës së krijuar në Rinas. Burime nga Policia e Tiranës, bëjnë me dije, se Sulaj është shprehur se nuk kishte qenë dakord për ndërprerje të punës nga kontrollorët, por ishte shprehur për dialog dhe zgjidhje të situatës. Sulaj u lakua edhe nga kryeministri Edi Rama, ku iu referua atij si “Leshko” pseudonim, që sipas tij, e njohin miqtë.