RTSH 24 Live

Kosova

Kirby, "Nuk presim që deklarata e Bidenit për ngjarjet 1915 të ndikojë në marrëdhëniet ushtarake Turqi-SHBA"

27/04/2021

Kirby, "Nuk presim që deklarata e Bidenit për ngjarjet 1915 të ndikojë në marrëdhëniet ushtarake Turqi-SHBA"

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes (Pentagon), John Kirby tha se nuk presin që deklarata e presidentit Joe Biden për ngjarjet e vitit 1915 të ndikojë në marrëdhëniet ushtarake mes Turqisë dhe SHBA-së.

Duke iu përgjigjur pyetjes në një konferencë për media, nëse do të ndikojë apo jo në marrëdhëniet ushtarake mes dy vendeve cilësimi i ngjarjeve 1915 si "gjenocid" nga presidenti Biden, zëdhënësi Kirby tha: "Jo, nuk presim ndonjë ndryshim në marrëdhëniet tona ushtarake me Turqinë. Turqia është në aleat i NATO-s dhe këtu është një aleat i rëndësishëm. Vazhdojmë të ruajmë këto marrëdhënie në fusha dhe çështje të ndryshme dhe vazhdojmë t‘i zhvillojmë këto marrëdhënie. Nuk presim që deklarata e bërë në fundjavë nga presidenti të ndikojë këtë në ndonjë mënyrë".

Më tej Kirby vuri në dukje se si rezultat i deklaratës së Bidenit nuk do të ketë ndonjë ndryshim të aktiviteteve në Siri dhe se qëllimi për praninë e një numri të vogël të ushtarëve në këtë vend është lufta kundër DEASH-it.

Rishikimi i planit të tërheqjes nga Afganistani do t‘i paraqitet Departamentit të Mbrojtjes brenda një jave

"Përderisa SHBA-ja bën planet për tërheqjen ajo po vlerëson edhe nevojat teknike të ushtrisë afgane si mirëmbajtja e avionëve", theksoi Kirby i cili shtoi se Komandanti i Forcave Qendrore të SHBA-së (CENTCOM) Kenneth McKenzie brenda një jave do t‘i paraqesë Sekretarit të Mbrojtjes, Lloyd Austin planin e rishikuar të tërheqjes.

Ai potencoi se ende nuk është dhënë ndonjë vendim se si do të përballohen nevojat teknike të ushtrisë afgane si mirëmbajtja e avionëve.

Kirby informoi se krahas aeroplanmbajtëses Eisenhower, në rajon janë dërguar 2 avionë B-52 dhe se do të dërgohen edhe 2 avionë B-52./AA