RTSH 24 Live

Kuriozitete

Kinezët mendojnë që më 2024 do të filloj prodhimi i veturës fluturuese

26/10/2021

Kinezët mendojnë që më 2024 do të filloj prodhimi i veturës fluturuese

Kina po tenton të futet në treg me SUV “luksoz”, hibrid dhe vetura elektrike, e në treg shpreson ta lansoj edhe një veturë fluturuese.
Në anën tjetër kompania jugkoreane Hyundai vlerëson që vetura fluturuese do të bëhet realitet shumë shpejt, por kompania kineze Xpeng po “tenton” që këtë ta bëjë më herët. Në anën tjetër kompania jugkoreane Hyundai vlerëson që vetura fluturuese do të bëhet realitet shumë shpejt, por kompania kineze Xpeng po “tenton” që këtë ta bëjë më herët.

Xpeng ka prezantuar veturën fluturuese që në treg do ta nxjerrë përmes HT Aero, që për fokus ka Urban Air Mobility (UAM), e deri më tani ka kryer mbi 15.000 fluturime testuese.

Prototipi më i ri akoma nuk ka emër, por në Xpeng presin që prodhimi të fillojë në vitin 2024. Vetura elektrike ka proporcione të ngjashme me një veturë standarde, por që ka helika të palosura që mund të “fshihen” në karroceri kur vetura lëviz nëpër tokë.

Edhe kompania Tesla synon të prodhoj veturën fluturuese, e drejtori i kompanisë Elon Musk qysh në vitin 2019 paralajmëroi që Roadset do të mund të fluturojë.