RTSH 24 Live

Kulturë

Kinemaja shqiptare në zi, shuhet kineasti i parë i filmit shqiptar, Kristaq Dhamo

14/08/2022

Kinemaja shqiptare në zi, shuhet kineasti i parë i filmit shqiptar, Kristaq Dhamo
Regjisori, Kristqa Dhamo

Kinemaja shqiptare sot është në zi. Shuhet në moshën 89-vjeçare kineasti i njohur dhe i parë i filmit shqiptar, Kristaq Dhamo. Ai ka realizuar filmin e parë shqiptar me metrazh të gjatë, 64 vite në parë "Tana". Dhamo u shua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmin e konfirmon regjisori, Joni Shanaj, i cili shkruan se regjisori u shua pranë dy vajzave dhe bashkëshortes së tij, arkeologes, Dhorka Dhamo.

Dhamo mbaroi studimet në Institutin e Lartë kinematografik në Budapest, Hungari. Filloi të punojë në Film Studio- "Shqipëria e Re", ku u realizua filmi "Tana" më 1958. Për shumë vite ai ka qenë drejtor artistik në Film Studio.

Dhamo ka dhënë një ndihmë të çmuar në përgatitjen e studentëve të rinj të kinematografisë, me organizimin e disa kurseve profesionale. Në 1979 i është dhënë titulli "Artist merituar" dhe në vitin 1987 është nderuar me titullin "Artist i Popullit". Në festivalin e XI-të i filmit shqiptar 2000 është nderuar me çmimin e karrierës.

/rtsh.al/