Modeli i fundit i trenit magnetik me shpejtësi të lartë i Kinës doli nga prodhimi të martën, shkruan CRI.

Ai ka një shpejtësi prej 600 km/orë dhe është mjeti më i shpejtë tokësor në botë. Treni u shfaq në qytetin bregdetar Qingdao të Kinës Lindore.

Ai është plotësisht prodhim kinez dhe është arritja e fundit teknologjike e Kinës në fushën e transportit hekurudhor.