RTSH 24 Live

Kuriozitete

Kinë, moti i ftohtë sjell edhe pamje magjepsëse

13/01/2021

Kinë, moti i ftohtë sjell edhe pamje magjepsëse

Moti i ftohtë në Kinë ka sjellë veç të tjerash edhe pamje magjepsëse të fiksuara nga fotografët.

Ujëvara e ngrirë me gjatësi prej 30 metrash 


Me ndikimin e motit të ftohtë, në qytetin Changzhi të Kinës, temperatura u ul deri në minus 19 gradë celsius. Në malin Taihang ka një ujëvarë të ngrirë me lartësi prej 30 metrash, duke krijuar një pamje të mrekullueshme.

 

 

Harbin, burri gjigant i borës "debuton" për vitin 2021 

 


Në një park muzikor të Harbinit në provincën Heilongjiang të Kinës Verilindore, një burrë dëbore 18 metra i gjatë “jep shfaqjen e parë" për vitin 2021.
Me një kapelë bardheblu, shall të kuq me vija të bardha dhe doreza blu, ky burrë gjigant bore është bërë një simbol mikpritës i vitit 2021.