RTSH 24 Live

Kuriozitete

Kina po përgatitet për operacionin e madh: Të sjellë materiale nga hëna

23/11/2020

Kina po përgatitet për operacionin e madh: Të sjellë materiale nga hëna

Wenchang, Kinë - Teknikët kinezë po bënin përgatitjet e fundit këtë të hënë për operacionin e sjelljes së materialeve nga sipërfaqja e hënës, për herë të parë në gati gjysmë shekulli - një ndërmarrje që mund të rrisë kuptimin njerëzor mbi hënën dhe sistemin diellor në përgjithësi.

Chang’e 5 - emëruar sipas perëndeshës kineze të hënës - është misioni më ambicioz hënor i vendit. Nëse del me sukses, do të ishte një përparim i madh për programin hapësinor të Kinës dhe disa ekspertë thonë se mund të hapë rrugën për marrjen e mostrave nga Marsi apo edhe për një mision hënor me ekuipazh.