RTSH 24 Live

Botë

Kina: NATO është një kërcënim real për paqen, po shtrinë tentakulat e saj kudo

30/06/2022

Kina: NATO është një kërcënim real për paqen, po shtrinë tentakulat e saj kudo

Samiti i NATO-s e cilësoi Kinën si “kërcënim” gjatë punimeve dy ditore në Madrit në Spanjë, por nuk ka vonuar përgjigja nga Pekini, i cili tha se cenuesja e paqes botërore është vetë Aleanca Atlantike.  

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Pekinit, Zhao Lijian tha se NATO "ka shtrirë tentakulat e saj në Azi dhe Paqësorin në një përpjekje për të eksportuar mentalitetin e Luftës së Ftohtë”, në një kohë që sipas tij “është një zonë paqeje dhe stabiliteti, bashkëpunimi dhe zhvillimi".

“NATO është sfida e vërtetë sistematike për paqen dhe stabilitetin botëror: ajo pretendon të jetë një organizatë rajonale mbrojtëse, por në realitet ajo vazhdon të depërtojë nëpër rajone dhe territore, duke nisur luftëra kudo dhe duke vrarë civilë të pafajshëm”, tha Lijian.

NATO arriti marrëveshjen për zgjerimin e saj me Finlandën dhe Suedinë.

/rtsh.al/