Kina çoi me sukses pesë satelitë në orbitën e paracaktuar nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve e Taiyuan-it në Kinën Qendrore.

Satelitët u lëshuan me raketën mbartëse “Marshimi i Madh-2” në mëngjesin e së shtunës. Ata do të përdoren për vëzhgimin e mjedisit hapësinor dhe eksperimentimin e teknologjive përkatëse.

Ky është lëshimi i 376-të i një rakete “Marshimi i Madh”.