RTSH 24 Live

Kuriozitete

Këto janë qytetet më të shtrenjta në botë për të jetuar në 2022

01/12/2022

Këto janë qytetet më të shtrenjta në botë për të jetuar në 2022

Sipas Indeksit të Kostos së Jetesës në mbarë botën e këtij viti të publikuar nga Njësia e Inteligjencës Ekonomist (EIU) kostoja mesatare e jetesës është rritur me 8.1% në vitin 2022 për shkak të luftës në Ukrainë dhe efekteve të vazhdueshme të pandemisë.

"Lufta në Ukrainë, sanksionet perëndimore ndaj Rusisë dhe politikave të Kinës me zero Covid kanë shkaktuar probleme të zinxhirit të furnizimit që të kombinuara me rritjen e normave të interesit dhe ndryshimet e kursit të këmbimit kanë rezultuar në një krizë të kostos së jetesës në të gjithë botën." Tha në një deklarate për media Upasana Dutt, kreu i kostos së jetesës në mbarë botën në EIU.
EIU, e cila gjurmon shpenzimet e përditshme në 172 qytete në mbarë botën është e vendosur në Londër. Kryeqyteti britanik ra ndjeshëm poshtë listës këtë vit duke u ulur në vendin e 27-të.

Shkaku më i rëndësishëm i rritjes së çmimeve në Evropën Perëndimore ishte rritja e çmimeve të gazit duke u përpjekur për të gjetur burime alternative të tij. Kostoja e një litri benzinë është rritur me 22% krahasuar me këtë periudhë të vitit të kaluar.
Çuditërisht, qytetet ruse Moska dhe Shën Petersburg panë rritje të konsiderueshme në kostot e jetesës ndërsa kryeqyteti i Ukrainës Kiev nuk u analizua këtë vit. Përveç kostove të gazit, një faktor i përmendur nga EIU ishte vlera e pabarabartë e euros e cila përdoret nga disa por jo të gjitha qytetet evropiane në listën e këtij viti.

10 qytetet më të shtrenjta në botë për të jetuar në vitin 2022
1. Nju Jork
2. Singapor 
3. Tel Aviv
4. Hong Kong dhe Los Angeles 
6. Zyrih
7. Gjenevë
8. San Francisko
9. Paris
10. Kopenhagen

/rtsh.al/