RTSH 24 Live

Sociale

Këshillimi i karrierës, 3700 të rinj janë orientuar për t’u përshtatur në tregun e punës

19/11/2023

Këshillimi i karrierës, 3700 të rinj janë orientuar për t’u përshtatur në tregun e punës

Disa maturantë po zhvillojnë seancë në grup të këshillimit të karrierës, për të krijuar një ide më të qartë se për çfarë do të studiojnë dhe ç’mundësi u ofron tregu i punës.

Këshillimi i karrierës nuk u ofrohet vetëm maturantëve, por edhe nxënësve të shkollave të 9-vjeçare, si edhe atyre që janë tashmë pjesë e tregut të punës, por po mendojnë të ndryshojnë profesion.

Gjatë seancave të këshillimit, të cilat mund të jenë individuale ose në grup jepen orientime konkrete që ndihmojnë në përshtatjen me tregun e punës.

Bashkia e Tiranës ka prej 3 vjetësh një zyrë për këshillimin e karrierës.

Këshillimi i karrierës po përqafohet edhe nga shkollat 9-vjeçare, me qëllim që fëmijët të mësojnë të njohin interesat e tyre, por edhe të ndërtojnë aftësitë që do t’i ndihmojnë të gjejnë veten në tregun e punës.

Gazetare: Albana Agolli

/rtsh.al/