RTSH 24 Live

Politikë

Këshilli i Sigurimit, Xhaçka: Veprimet e Rusisë, shkelje flagrante e Kartës së Kombeve të Bashkuara

22/09/2022

Këshilli i Sigurimit, Xhaçka: Veprimet e Rusisë, shkelje flagrante e Kartës së Kombeve të Bashkuara

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, gjatë fjalës së saj në Këshillin e Sigurimit ka dënuar sulmin rus të Ukrainës, teksa tha se veprimet e Moskës janë një shkelje flagrante e Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Sipas Xhaçkës, miliona njerëz në mbarë botë janë të uritur, si pasojë e luftës “të zgjedhur nga Putin”, teksa i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtarë se duhet të vazhdojnë të ndihmojnë Ukrainën.

Mirëpresim vendimin e Presidencës franceze të KS, për ta mbajtur fokusin në çështjen e llogaridhënies. Veprimet e Rusisë janë një shkelje flagrante e Kartës së Kombeve të Bashkuara. Rusia ka zgjedhur ta injorojë hapur vazhdimisht vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës, na kujton ditët e errëta të fashizmit dhe stalinizmit. Mijëra njerëz kanë paguar me jetën e tyre për luftën e zgjedhur të Vladimir Putinit. Miliona në mbarë botën janë të uritur për shkak të luftës së zgjedhur të Putin. Ne si komunitet ndërkombëtar duhet të vazhdojmë të ndihmojmë në mbrojtjen e Ukrainës”, tha Xhaçka.

/rtsh.al/