RTSH 24 Live

Televizion

Këshilli Drejtues i RTSH diskuton skenaret e programeve

23/09/2021

Këshilli Drejtues i RTSH diskuton skenaret e programeve

Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar u mblodh këtë të enjte për të shqyrtuar një rend dite që synon rritjen dhe cilësinë e programeve të RTSH dukë e afruar me publikun dhe në shërbim të rritjes së audiencës së gjigandit më të madh mediatik në Shqipëri.
Këshilli drejtues fillimisht miratoi me shumicë votash, të të gjithë anëtarëve prezent planin buxhetor afatmesëm dhe i hapi rrugën diskutimit nga anëtarët e këshillit të rendit të ditës. Në agjendën e këshillit pjësën më të  madhe të debatit e mori shqyrtimi i raportit të drejtorisë së përgjithshmë të RTSH për ristrukturimin e kanalevë radiotelevizivë të platformës së RTSH-së. 
Anëtarët e këshillit dhanë mendime të ndryshme në lidhje më ristrukturimin e kanaleve, dukë kërkuar informacion shtesë më të specializuar për mënyrën sesi do të organizohet platforma e RTSH. Të gjithë anëtarët ndajnë mendimin se synimi kryesor është rritja e audiencës dhe afrimin e publikut me RTSH nëpërmjët programeve të pasura që plotësojnë misionin informues, argëtues dhe edukativ të transmetuesit publik. Pasi të merret një mendim i specializuar për hartën e re të kanaleve televizivë, Këshilli Drejtues do të shqyrtojë edhe raportin e Drejtorisë së Përgjithshme për rishikimin e strukturës organizative të Radio Televizionit.  
Këshilli Drejtues miratoi vetëm strukturën organizative të drejtorisë së Arkivit dhe propozimin për numrin e kontratave jashtë strukturës të RTSH, jo më shumë së 40. 
Në mbledhje u shqyrtuan edhe disa masa disiplinorë që lidhen më punën e disa njësivë të RTSH. 
Gjatë mblëdhjës u diskutua ëdhë për cilësinë e debateve politikë në Radio Televizionin Shqiptar, të cilat sipas kryetarit të Këshillit Drejtues Leka Bungo duhet të zënë hapsirë të moderuar televizive. Problemi që u diskutua ishtë çështja e skenarëve të emisionevë të debatit politik dhe të projekteve filmikë, ku janë miratuar zëra për skenarin dhe siç tha kryetari i Këshillit Drejtues nuk ka skenarë të mirëfilltë apo në ndonjë rast, nuk ka skenar fare.