RTSH 24 Live

Aktualitet

Këshilli Bashkiak Maliq miraton buxhetin shtesë për 2021

22/02/2021

Këshilli Bashkiak Maliq miraton buxhetin shtesë për 2021

Këshilli Bashkiak i Maliqit ka zhvilluar ditën e sotme një mbledhje jashtë radhe me kërkesën e kryetarit të bashkisë për të diskutuar dhe miratuar disa çështje të rëndësishme siç është buxheti shtesë i bashkisë Maliq për vitin 2021, raporti i monitorimit vjetor për vitin 2020, për detajimin e fondeve për rritjen e pagave për vitin 2021 për arsimin parashkollor, si dhe për miratimin e ndihmës ekonomike deri në masën 6 % për muajin janar 2021. Kryebashkiaku Gëzim Topçiu i pranishëm online në këtë mbledhje të këshillit bashkiak bëri të ditur se lidhur me pikën e parë të rendit të ditës bëhet fjalë për fonde të cilat kanë mbetur të papërdorura nga viti 2020, duke sqaruar edhe destinacionin e tyre për këtë vit:

Pas diskutimit këshilltarët kanë miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës.