RTSH 24 Live

Lifestyle

Këshilla për të jetuar një jetë më të gjelbër dhe më të qëndrueshme

28/03/2023

Këshilla për të jetuar një jetë më të gjelbër dhe më të qëndrueshme

Të gjithë po e kuptojmë se mënyra jonë e jetesës, ajo që na mësuan prindërit tanë që lindën dhe u rritën sidomos pas Luftës së Dytë Botërore, nuk është më e qëndrueshme. Tani natyra nuk është më në gjendje të na sigurojë gjithçka që na nevojitet.

Mënyra jonë e jetesës duhet të ndryshojë rrënjësisht nëse duam të lejojmë mbijetesën e njerëzimit. Kështu që, është e nevojshme që të gjithë ne, sa ka ende kohë, të ndryshojmë disa sjellje.

Vishni më pak rroba

Shoqëria jonë, falë reklamave, dominohet nga konsumizmi, duke gjeneruar pakënaqësi me atë që ke, të shtyn të blesh objekte të reja sepse këto “do të të bëjnë të kompletuar”. Rregulli i përgjithshëm, nga ana tjetër, është të konsumoni atë që është e nevojshme. Duke ulur numrin e produkteve të reja që blini, prodhoni më pak mbeturina dhe më pak ndotje, ricikloni më shumë dhe mbani më shumë para në xhep për gjëra të tjera.

Reduktoni paketimin dhe sendet plastike

Paketime detergjentesh, qese plastike, shishe plastike dhe shume te tjera jane objekte qe nuk do të jenë më të qëndrueshme brenda pak vitesh. Ndaloni së përdoruri enët plastike dhe sendet e tjera të cilat ne kujtojmë se janë të gjitha jo të riciklueshme. Është më mirë të përdorni qese pëlhure në vend të qeseve plastike, është më mirë të përdorni peceta në vend të letrës në kuzhinë. Të gjitha këto janë sjellje, dhe do të kishte mijëra të tilla, shumë të thjeshta që na lejojnë të jemi më të përgjegjshëm ndaj mjedisit.

Hani ndryshe

Do të ishte mirë të preferonit një jetë të gjelbër, të hani më pak dhe në një mënyrë të shëndetshme. Më pak mish, shkaktar i bujqësisë intensive dhe ndotjes, por më shumë peshk. Sa për t'ju bërë të kuptoni, 36% e të gjitha drithërave në botë përdoren për të ushqyer kafshët për therje kjo nuk është e mirë veçanërisht duke marrë parasysh gati 800 milionë njerëz që nuk kanë mjaftueshëm për të ngrënë. Mos harroni është e këshillueshme të hani produkte sezonale.

Mos e shpërdoroni ujin

E përsërisim shpesh dhe është diçka që na mësojnë që fëmijë, të mos e shpërdorojmë ujin. Ne e mbyllim ujin kur lajmë dhëmbët, nuk e lëmë të rrjedhë kur lajmë frutat dhe perimet, kështu që mos luani me të. Uji në të ardhmen do të ketë të njëjtën vlerë si nafta sot.

/rtsh.al/