RTSH 24 Live

Kronika

Kërcënohet Drejtori i Sigurimeve Shoqërore në Krujë, i vihet tritol në ambientin e jashtëm të banesës

12/07/2021

Kërcënohet Drejtori i Sigurimeve Shoqërore në Krujë, i vihet tritol në ambientin e jashtëm të banesës

Drejtori i Sigurimeve Shoqërore në Krujë, Alfred Voga, është kërcënuar, me një sasi lënde plasëse. Tritoli u gjet në ambientin e jashtëm të shtëpisë nga shtetasi A. V. . Policia po punon për të identifikuar dhe kapur autorët, si edhe për të zbardhur motivet e ngjarjes.

Informacion paraprak

Më datë 11.07.2021, rreth orës 23:25, në fshatin Halil, Fushë Krujë, në ambientin e jashtëm të banesës, shtetasi A.V., ka konstatuar një pako të vogël ku brënda saj kishte lëndë të dyshuar plasëse. Në vendngjarje nodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin dhe dokumentin e rrethanave të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorit.