RTSH 24 Live

Kulturë

Këngëtari Italian Mikele Zarrilo koncert në Vlorë

17/12/2021

Këngëtari Italian Mikele Zarrilo koncert në Vlorë

“Kënga e detit “ e frymëzuar nga kënga me të njëjtin titull,  sjell për herë të parë në teatrin “Petro Marko” këngëtarin dhe kantautorin e mirënjohur italian, Michele Zarrillo.  

Për më shumë se një orë, artisti italian me një karierrë 40 vjeçare shpalosi repertorin muzikor ndërsa elektrizoi publikun e shumtë vlonjat.

Këngët hit ndër vite të kanatutorit si "Një trëndafil Blu, "Elefanti dhe flutura" " 5 ditë nga unë dhe ti" janë shoqëruar nga me ovacione nga publiku në teatrin "Petro Marko"

Në përfundim të koncertit Zarrillo tha se është mrekulluar nga pritja e publikut vlonjat dhe se nëse do ti jepej mundësia do të rikthehej.