RTSH 24 Live

Europë

KE: "Shantazhi energjetik i Putinit ka dështuar"

18/05/2023

KE: "Shantazhi energjetik i Putinit ka dështuar"


Një vit pas prezantimit të #REPowerEU, Evropa ka ulur varësinë nga gazi rus me tre të katërtat dhe perspektiva e energjisë është përmirësuar në mënyrë drastike në Evropë, njofton Komisioni Evropian në rrjetet sociale.

Sipas njoftimit vitin e kaluar, rritja e furnizimeve me gaz nga partnerë të tjerë tejkaloi me 10% vlerësimin e bërë në nisjen e REPowerEU. Në të njëjtën kohë, energjia e rinovueshme u zgjerua si kurrë më parë. Kapaciteti i erës dhe diellit u rrit me 16%.

REPowerEU është një propozim i Komisionit Evropian për t'i dhënë fund mbështetjes në lëndët djegëse fosile ruse përpara vitit 2030 në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022.

Në këtë konteks Komisioni Evropian vlerëson se "Shantazhi energjetik i Putinit ka dështuar".

"Puna jonë nuk ka mbaruar, por jemi të bashkuar dhe më të fortë se kurrë për të përballuar dimrin e ardhshëm" shkruan komisioni.