RTSH 24 Live

Aktualitet

Kavajë/ Vdekja e 4 turistëve në hotel, personeli i hotelit tregon si i gjetën të asfiksuar në sauna

16/10/2021

Kavajë/ Vdekja e 4 turistëve në hotel, personeli i hotelit tregon si i gjetën të asfiksuar në sauna

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premte, ku 4 turistë, 2 burra dhe 2 gra, janë gjetur të vdekur, brenda një saune në hoteln me 5 yje "Gloria" në Qerret të Kavajës. Mësohet se janë gjetur të vdekur Nataliia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkova, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe, të afërm me njëri-tjetrin.

Ambasada ruse është njoftuar për ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në mbrëmje në një hotel në Qerret të Kavajës. Dyshohet se 4 shtetasit rusë, - dy burra e dy gra – kanë qëndruar në sauna më shumë sesa lejohet.  Ekspertët po kërkojnë të zbulojnë shkaqet e asfiksisë. Nëse turistët kanë konsumuar alkool apo ndonjë substancë narkotike.

Policia po merr në pyetje turistët e tjerë rusë që ndodhen në hotel dhe personelin për të mësuar mës shumë për rrethanat e ngjarjes. Fillimisht turistët kanë vënë re mungesën e tyrë dhe më pas kanë kontrolluar dhe i kanë gjetur të asfiksuar në sauna. Tre prej viktimave kanë të njëjtin mbiemër e mendohet se ata kanë lidhje familjare.

Viktimat janë identifikuar si
Natalia Burenkova, 58 vjeçe,
Sergei Burenkova, 60 vjeç,
Nikita Belousov, 37 vjeç
Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe.

Kavajë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:20, në Qerret, Kavaje,në ambientet e saunës të një hoteli, dyshohet se janë asfiksuar dhe për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasit Rus, K. S, 31 vjeçe, N. L, 58 vjeç, N. A, 37 vjeçe dhe S. A, 60 vjeç. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.