RTSH 24 Live

Kronika

Kasollja e kanabisit, Policia jep detajet e operacionit

22/10/2021

Kasollja e kanabisit, Policia jep detajet e operacionit

Operacioni kundër kukltivimit të kanabisit të shtrirë në katër qarqe është vëazhdimi I aksionit të nisur në mnuajin gusht të këtij viti kur policia, RENEA dhe FNSH ndërhynë në zonat e thella të pukës dhe asgjesuan një parcelë me 4 mijë rrënjë kanabisi. Asokohe policisë iu desh ndihma e këtij helikopteri për shkak të zonës së thepisur.  

Tre ditë pas nisjes së operacionit , Policia e Shtetit dha detaje të aksionit, që çoi në sekuestrimin e  3 qeseve me fara cannabis, një shumë eurosh dhe një automjet.

Operacioni u quajt “Qafa e Malit” dhe u shtri në Tiranë, Durrës, Lezhë dhe Shkodër. Policia njofton se janë vënë në pranga 9 shtetas ndërsa 4 të tjerë janë end enë kërkim. Gjithahstu për dy 17 vjeçarë  të përfshirë në grupin e kultivimit të kanabisit është caktuar masa e arrestit në shtëpi.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë gjetur vendin ku kryhej përpunimi i bimëve narkotike në mes të pishave në fshatrat Gomsiqe e Pletë të Pukës, ku u sekuestruan 28.73 kg cannabis sativa që u gjetën në një vend të përshtatur në formë kasollesh, të mbuluar me plastmas.

Gjatë hetimeve ka rezultuar që në këtë veprimtari ka të implikuar edhe punonjës policie, për të cilët veprimet procedurale i ndjek SHÇBA. Bëhet fjalë për 5 efektivë të policisë2 që ndoihmonin trafikantët.