RTSH 24 Live

Kronika

KAS nis rinumërimin e 108 kutive të qarkut të Durrësit

26/05/2021

KAS nis rinumërimin e 108 kutive të qarkut të Durrësit

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka nisur prej orës 10 të paradites së sotme rinumërimin e 108 kutive të qarkut të Durrësit.  Në sallën e mbledhjeve janë ngritur 8 grupe numërimiqë po kryejnë rinumërimin e votave të subjekteve politike, pas pranimit të kërkesës së LSI për rinumërim të votave, të cilës i duhen 136 vota shtesë për të marrë mandatin në këtë qark.
Nga kutitë e numëruara deri më tani nuk ka asnjë ndryshim rezultati dhe asnjë votë e shtuar për LSI.
Më herët, me kërkesë po të LSI-së, u hapën 114 kuti në qarkun e Beratit ku nga 35 mijë fletë votimi, LSI rikuperoi vetëm 15 vota nga 77 që i duheshin për t'i marrë mandatin Partisë Socialiste.