Prindërit e fëmijëve që do të regjistrojnë fëmijët në klasë të parë nuk do të kenë më detyrimin ta depozitojnë kartelën vaksinimit pranë shkollës, pasi nëpërmjet ndërveprimit të platformës së notave SMIP dhe Regjistrit Elektronik të Vaksinimit, kartela digjitale e vaksinimit do të dërgohet elektronikisht në shkollë nga vetë sistemi. Ky regjistër ka tashmë të dhënat e vaksinave të rreth 200 mijë fëmijëve nga 0-7 vjeç.
Kartelat e vaksinimit mund të gjenerohen çdo nevojë të tjetër online nga E-Albania nga prindërit që I kanë fëmijët në këtë grup moshe, ndërsa për ata deri në 18 vjeç regjistrimi pritet të mbyllet në fund të vitit.
Qytetarët mund të rezervojnë online për vete apo për fëmijët e tyre, kohën dhe llojin e vaksinës që duan të aplikojnë, në mbrojtje të shëndetit të tyre , siç është vaksina e gripit, Covid apo edhe vaksina të tjera.
/RTSH/