RTSH 24 Live

Kulturë

Karnavalet e Pojanit, “Dita e Rrogeçëve”

07/01/2021

Karnavalet e Pojanit, “Dita e Rrogeçëve”

Zhvillohen karnavalet në fshatin Pojan pavarësisht situatës së pandemisë dhe motit të keq. Siç shprehet edhe organizatori Klajdi Lulollari  kjo është një traditë e hershme e cila është trashëguar brez pas brezi. Karnavalet e fshatit Pojan ose siç njihen ndryshe “Dita e Rrogeçëve” është një shfaqje popullore e cila sipas banorëve largon të keqen dhe sjell shëndet e mbarësi.

Sotiraq Ici me rolin e dhëndrit në karnavale shprehet se çdo vit ata ndryshoë rolet për të ndryshuar dhe atmosferën që krijon kjo shfaqje.

Kjo shfaqje ashtu siç e do zakoni është shoqëruar me veshje tradicionale si dhe me valle e këngë në rrugët e fshatit duke sjellë kështu një atmosferë pozitive tek të gjithë banorët.