RTSH 24 Live

Aktualitet

Karburantet/ Ulet me 8 lekë çmimi i naftës! Më lirë edhe benzina dhe gazi

07/12/2022

Karburantet/ Ulet me 8 lekë çmimi i naftës! Më lirë edhe benzina dhe gazi

Çmimi i karburanteve në vend ka pësuar një ulje këtë të mërkurë, me vendim të Bordit të Transparencës. Është ulur me 8 lekë çmimi i naftës, duke shkuar në 198 lekë për litër nga 206 që ishte një ditë më parë, ndërsa çmimi i benzinës është ulur me 4 lekë, duke shkuar në 180 lekë për litër. Po ashtu është ulur me 2 lekë edhe çmimi i gazit, ku nga 71 lekë për litër, nga sot do të tregtohet me 69 lekë.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 0 Dhjetor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

"Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 198 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 186 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 180 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 168 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 69 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 57 lekë/litër për automjetet", thuhet në njoftim.

/rtsh.al/