RTSH 24 Live

Kronika

Kapshticë: Rradhë të gjata në pikën e kalimit kufitar drejt Greqisë

30/07/2021

Kapshticë: Rradhë të gjata në pikën e kalimit kufitar drejt Greqisë

Rradhë të gjata me makina janë krijuar në tokën neutrale në kufirin shqiptaro - grek në pikën kufitare të Kapshticës në drejtim të Greqisë.
Shkak i krijimit të tyre duket se është bërë pala greke e cila po punon me 1 sportel.
Udhëtarët që i janë drejtuar kësaj pike të kalimit kufitar thonë se po qëndrojnë në radhë prej më shumë se 1 ore.
Nga ana e saj pala shqiptare po punon me ritme të shpejta me tre sportele në dalje dhe dy në hyrje.