RTSH 24 Live

Kronika

Kanosën pronarin e një lokali në Durrës dhe i thyen xhamat, arrestohen dy autorët

19/01/2021

Kanosën pronarin e një lokali në Durrës dhe i thyen xhamat, arrestohen dy autorët

Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona nga Kuçova pasi akuzohen se kanë kërcënuar pronarin e një lokali dhe më pas i kanë thyer xhamat e këtij ambienti.Procedohen penalisht 2 shtetas që kanë dhënë kallëzim të rremë për këtë ketë ngjarje. 
"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprat penale "Kanosja" dhe "Shkatërrim prone", shtetasit Dh. Gj., 40 vjeç, banues në Kuçovë dhe K. T., 28 vjeç, banues në Kuçovë, i dënuar më parë për veprat penale "Vjedhja me dhunë" dhe "Kanosja"". Sipas policisë këta shtetas, në lagjen nr. 13, Durrës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur shtetasin D. Q., pronari i një lokali dhe kanë thyer xhamat e këtij ambienti. 

Gjithashtu nifton policia u proceduan penalisht për veprën penale "Deklarimi i rremë para oficerit të Policisë Gjyqësore", shtetasit A. I., 25 vjeç, banues në Tiranë dhe E. Rr., 34 vjeç, banues në Kuçovë, i dënuar më parë për veprën penale "Armëmbajtja pa leje". Menjëherë pas ngjarjes, shtetasit e arrestuar janë larguar së bashku me shtetasit A. I. dhe E. Rr., me mjetin e këtij të fundit, por janë kapur nga shërbimet e Policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.