RTSH 24 Live

Politikë

Kancelarja Merkel sot vizitë në Tiranë

14/09/2021

Kancelarja Merkel sot vizitë në Tiranë

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të vizitojë sot Tiranën. Ajo do të pritet nga kryeministri Edi Rama në një ceremoni të dedikuar në Pallatin e Brigadave. Një takim kokë më kokë me kreun e qeverisë shqiptare, i paraprin takimit të delegacioneve të të dy palëve. Më pas kancelarja gjermane do të zhvillojë një takim të përbashkët edhe me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Cështjet e Procesit të Ballkanit, bashkëpunimi rajonal, por edhe integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, do të jenë disa prej cështjeve që pritet të diskutohen ditën e sotme. 

Programi i vizitës së Kacelares së Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel

10.20 – Ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave.
10.30 – Takim Tete-a-tete mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kancelares Angela Merkel në Pallatin e Brigadave.
11.00 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave.

11.50 – Mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park.
11.55 – Mbërritja e Kancelares Merkel në Tirana Business Park.
12.00 – Foto Familjare me krerët e delegacioneve në Tirana Business Park.
14.35 – Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel në Tirana Business Park.

Ndërkohë Policia e Shtetit njoftoi dje masat e marra për ditën e sotme, gjatë vizitës së Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, në Tiranë.

Policia bëri me dije se do të ketë bllokime dhe devijime të lëvizjes së automjeteve në Rinas-Unaza e Re, Sauk, Rruga e Elbasanit deri tek Pallati i Brigadave, sot nga ora 09:00 deri në orën 13:00.

Uniformat blu iu bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve që të shmangin lëvizjen në këto segmente rrugore, me qëllim moskrijimin e mbingarkesës në trafik.