RTSH 24 Live

Aktualitet

Kancelarja Angela Merkel do vaksinohet me AstraZeneca

15/04/2021

Kancelarja Angela Merkel do vaksinohet me AstraZeneca

Kancelarja gjermane Angela Merkel, po del kundër vendimit të BE për pezullimin e vaksinës AstraZeneca, teksa pritet që të premten të marrë dozën e parë të kësaj vaksine. Lajmin e ka bërë të ditur gazeta “Die Welt”. Zëdhënësi i qeverisë Stefan Seibert deklaroi të hënën se kancelarja 66-vjeçare do të vaksinohej “së shpejti”, por nuk specifikoi ditën. Një përfaqësues i kancelarisë iu referua kësaj deklarate sot, duke shtuar se njoftimi përkatës do të bëhet pas vaksinimit të Merkel.

Vaksina AstraZeneca, nuk është në përdorim për personat nën moshën 60-vjeç në Gjermani, por tashmë me atë janë vaksinuar Presidenti Federal Frank-Walter Steinmeier, zëdhënësi i SPD Shëndetësisë dhe Profesori i Sëmundjeve Infektive Karl Lauterbach, Baden-Württemberg Winfried Kretzmann.