RTSH 24 Live

Kosova

Kanadaja forcon masat kufizuese për ti bërë ballë rritjes së infektimeve

04/04/2021

Kanadaja forcon masat kufizuese për ti bërë ballë rritjes së infektimeve

Ka shkuar në mbi një million numri i rasteve me COVID-19 n ë Kanada.  Ministria e Shëndetësisë njoftoi se me 45.902 rastet e reja me COVID-19 në javën e fundit , dhifra e të infektuarëve arriti në 1.001.651 raste. Ndërsa,  me 228 vdekje të shënuara po në të njëjtën periudhë, numri i viktimave ka arritur në 23.051. Organizata Botërore e Shëndetësisë më 11 mars 2020 shpalli pandemi globale koronavirusin dhe në atë periudhë në Kanada u regjistruan 140 raste dhe vdekja e parë nga COVID-19. Që nga fillimi i pandemisë e deri më sot ka arritur në 921.272 numri i personave të cilët kanë rezultuar pozitiv në testin për COVID-19 dhe të cilët janë shëruar pas trajtimit.  Deri këtë të dielë doza e parë e vaksinës kundër COVID-19 është aplikuar në mbi 6.188.751 persona ndërsa janë vaksinuar plotësisht 704.338 persona. Kryetarja e Agjencisë së Shëndetit Publik të Kanadasë, dr. Theresa Tam, duke iu referuar rritjes në rastet variant dhe përparimit të ngadaltë të vaksinimit tha se "Rikthimi në normalitet në pandemi nuk është një mundësi e afërt". Ajo tha se variantet përbëjnë 67 për qind të të gjitha rasteve shqetësuese në rajonin më të populluar të vendit, Ontario. Sipas njoftimeve të dhëna nga shteti atje , në Kanada po qarkullojnë aktulisht variantet B117, B1351 dhe P1