RTSH 24 Live

Aktualitet

Kampionatin Europian rikthen “Tirana Fan Zone”, Veliaj: Bashkohemi sërish në shesh si një familje e madhe

11/06/2021

Kampionatin Europian rikthen “Tirana Fan Zone”, Veliaj: Bashkohemi sërish në shesh si një familje e madhe

Në prag të nisjes të Kampionatit Europian të futbollit, sheshi "Skenderbej" eshte thuajse gati për të pritur sportdashësit dhe tifozët në" Tirana Fun zone". 
Nëpërmjet një ekrani gjigand të vendosur në qendër të sheshit i cili ka marrë pamjen e tapetit të blertë, por edhe në shoqërinë e aktiviteteve të ndryshme, qytetarët do mund të shijojnë 30 ditët e Kampionatit Evropian në një atmosferë të vecnatë.  Kryebashkiaku Erion Veliaj pa nga afër përgatitjet e fundit dhe lajmëroi rikthimin e aktiviteteve në kryeqytet.“Jo vetëm do të shikojmë ndeshjet , ku secili do bëjë tifozeri për ekipin e vet të preferuar, ku do të kemi dhe shumë nga të huajt që jetojnë në Tiranë që do të na bashkohen, por mbi të gjitha për t’u bashkuar në shesh si një familje e madhe pas dy viteve shumë të vështira me tërmetet dhe pandeminë. Më në fund ngrihemi më të fortë seç ishim kur u rrëzuam për një Tiranë që e do jetën, të bukurën, sportin dhe e shijon komunitetin. Kështu që ju presim të gjithëve këtë muaj në sheshin “Skënderbej” dhe si një mënyrë për të kaluar mërzinë e muajve të vështirë dhe për t’iu rikthyer normalitetit më të fortë dhe më të bashkuar se kurrë”, deklaroi kryebashkiaku Veliaj.

Me lehtësimin e masave anticovid dhe përparimin e procesit të vaksinimit, kryeqyteti po hapet dalëngadalë për t’iu rikthyer normalitetit dhe jetës së mëparshme.