RTSH 24 Live

Politikë

Kampion i antikorrupsionit, ambasada amerikane publikon foton e Dvoranit, me çmimin ndërkombëtar në duar

24/02/2021

Kampion i antikorrupsionit, ambasada amerikane publikon foton e Dvoranit, me çmimin ndërkombëtar në duar

Sot, gjyqtari Ardian Dvorani mori certifikatën e tij të çmimit Kampion Kundër Korrupsionit, shpallur dje nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken. Çmimi ndërkombëtar për Dvoranin jepet me motivacionin për përkushtim kundër korrupsionit transparencës dhe llogaridhënies. Ambasada Amerikane ka postuar një foto të këtij të fundit me certifikatën e tij të çmimit Kampion Kundër Korrupsionit duke e cilësuar si “Foto e Ditës”. Në postimin e Ambasadës Amerikane shkruhet se Dvorani ishte një prej kampionëve midis 12 avokatëve që u vlerësuan për punën e tyre të guximshme kundër korrupsionit.

"Foto e Ditës. Sot, gjyqtari Ardian Dvorani mori certifikatën e tij të çmimit Kampion Kundër Korrupsionit, shpallur dje nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken. Nëpërmjet këtij Çmimi të sapokrijuar, Departamenti i Shtetit vlerësoi punën e guximshme të 12 avokatëve të luftës kundër korrupsionit nga e gjithë bota, përkushtimi i të cilëve për të mbrojtur transparencën, luftuar korrupsionin dhe siguruar llogaridhënie, ka mbrojtur bashkëqytetarët e tyre dhe ka ekspozuar keqbërjen. Gjyqtari Ardian Dvorani nga Shqipëria ishte një prej këtyre kampionëve. Departamenti i Shtetit e vlerësoi Dvoranin për punën e tij në zhvillimin e mekanizmave për të zvogëluar ndikimin politik dhe kriminal në sistemin e drejtësisë. Urime Ardian Dvoranit për përzgjedhjen si një Kampion Kundër Korrupsionit!”.", shkruan ambasada e SHBA.