RTSH 24 Live

Sociale

Kakoz përroi kthehet në venddepozitim i mbetjeve urbane , rrrezik për vatër sëmundjesh.

22/02/2021

Kakoz  përroi kthehet në venddepozitim i mbetjeve urbane , rrrezik për vatër sëmundjesh.

 

Përroi I fshatit Kakoz  në bashkinë e Gjirokastrës  është kthyer në një venddepozitim të mbetjeve urbane .Mungesa e koshave prej vitesh në këtë zonë detyron banorët ti hedhin pa kriter në ujrat e këtij përroi për të përfunduar më pas në rrjedhën e lumit Drino .Kjo situatë tashmë prej vitesh është kthyer në një shqetësim jo vetëm për këta të fundit por edhe duke lënë një imazh jo të mirë për qindra turistë që zgjedhin zonën e Lunxhërisë për të vizituar , sidomos ata të apasionuarit pas turizmit malor. Ndotja tepër e lartë e këti përroi është edhe më e theksuar në stinën  e verës kur temepraturat e larta shkaktojnë erëra të padurueshme dhe janë  vatra  të sëmundjeve infektive. Vetë banorët shprehen se  me herët mbetjet depozitoheshin ne pjesën e sipërme te fshatit ku edhe më pas digjeshin por me ndarjen e kullotave kjo gjë I detyron ata ti depozitojnë në lumë.

-Jemi koshient që kjo gjë është në dëm të shëndetit tonë , kemi kërkuar në njësinë administrative prurjen e të paktën dy koshave por kjo s’ka ndodhur .Ç’farë duhet të bëjmë ne në kushte të tilla ?

- Përroi është tejmbushur , kemi ndërhyrë edhe vetë më aksion si fshat për ta pastruar  por e dimë që kjo s’mafton sepse nuk është një ditë a dy ditë por situatë e përherëshme,- shprehet kryeplaku I fshatit  Kakoz .

Në këtë fshat jetojnë sot 25 familje pjesa dërrmuese të cilëve janë të moshuar , ndërsa gjatë sezonit veror  disas banesa janë kthyer në shtëpi pritëse për vizitorët , duke e bërë problematikën e ndotjes së përroit edhe më të ndjeshme.