RTSH 24 Live

Ekonomi

Kadastra ofron shërbim brenda 48 orëve, Artan Lame: Procedura do të shtrihet në të gjithë vendin

26/11/2022

Kadastra ofron shërbim brenda 48 orëve, Artan Lame: Procedura do të shtrihet në të gjithë vendin

Kadastra Shqiptare do të ofrojë një shërbim të ri për qytetarët që do t'ia ndryshojë tërësisht fytyrën institucionit, atë me aplikim me procedurë të përshpejtuar. Në një postim në mediat sociale, Kreu i Kadastrës Shqiptare, Artan Lame ka publikuar shërbimin e ri për qytetarët ku sipas tij qytetari kundrejt një pagese shtesë do të mundet ta marrë shërbimin në sportelet e Kadastrës, brenda 48 orësh, nga rreth 10 ditë që e merrte shërbimin me procedurën normale.

Gjatë javës që sapo u mbyll, mbi 50 % e shërbimeve janë kërkuar me procedurën e përshpejtuar. Lame sqaron se aplikimi i sistemit elektronik, nuk lejon zhvendosjen e një aplikimi më të hershëm, për të bërë një tjetër jashtë radhe.

Lame thotë se ky është rregullimi i fundit që u aplikua në sistemin e shërbimeve kadastrale i cili ka rreth një muaj që funksionon dhe ka dhënë rezultatet e veta në përmirësimin e kohës së dhënies së shërbimeve.

Shërbimi me Procedurë të Përshpejtuar do të shtrihet tashmë në të gjitha zyrat kadastrale në vend.

/rtsh.al/