RTSH 24 Live

Sociale

Kabinetet e reja dentare, Veliaj dhe Manastirliu te shkolla "Vasil Shanto": Nismë fantastike

13/05/2022

Kabinetet e reja dentare, Veliaj dhe Manastirliu te shkolla "Vasil Shanto": Nismë fantastike
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj

Janë hapur kabinetet e reja dentare dhe kujdesi shëndetësor falas në disa shkolla në Tiranë për fëmijët nga 6-14 vjeç. Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kanë qenë së bashku në shkollën “Vasil Shanto”, nga ku kanë thënë se shëndeti i fëmijëve dhe kontrolli shëndetësor është një detyrë që s’duhet lënë pas dore.

“Shëndeti i fëmijëve është gjëja më e rëndësishme për çdo prind dhe kontrolli shëndetësor është një detyrë që s’duhet lënë pas dore. Bashkë me Ogertën te “Vasil Shanto”, për të ndjekur nismën fantastike për hapjen e kabineteve të reja dentare 🦷 në shkollat e Tiranës dhe kujdesin shëndetësor FALAS për fëmijët nga 6-14 vjeç.”, shkruan Veliaj në Facebook.

/rtsh.al/