RTSH 24 Live

Europë

Johnsoni telefonatë me Putinin, kryeministri britanik pritet të vizitojë Europën Lindore në ditët në vijim 

29/01/2022

Johnsoni telefonatë me Putinin, kryeministri britanik pritet të vizitojë Europën Lindore në ditët në vijim 

 
Situata e tensionuar mes Rusisë dhe Ukrainës ka angazhuar shumë vende të BE-së për gjetur zgjidhje diplomatike, siç janë Gjermania, Franca. 

Por edhe Britania e Madhe po punon në këtë linjë. Boris Johnson do të telefonojë presidentin rus Vladimir Putin dhe do të vizitojë Evropën Lindore në ditët në vijim, ndërsa Mbretëria e Bashkuar rrit përpjekjet e saj diplomatike për të zgjidhur krizën kufitare me Ukrainën. 

Johnson do të përsëris nevojën që Rusia të "angazhohet diplomatikisht" kur të flasë me Putin këtë javë shkruan BBC. Kryeminstri britanik edhe më herët është shprehur se Britania e Madhe mund të vendosë trupa për të mbrojtur aleatët e NATO-s nëse Rusia pushton Ukrainën. 

Rusia e cila ka mohuar se planifikon të pushtojë Ukrainën, ka vendosur rreth 100,000 trupa, tanke, artileri dhe raketa pranë kufirit të Ukrainës. 

Është hera e parë që nga Lufta e Dytë Botërore që Rusia ka lëvizur trupa nga lindja e vendit në kufirin me Ukrainën. "Përveç vizitës së Johsonit në rajon dhe Sekretarja e Jashtme Liz Truss do të vizitojë Moskën në dy javët e ardhshme", tha ambasada ruse në Britani. 

Johnson u ka kërkuar shefave të ushtrisë dhe sigurisë t'i japin atij më shumë opsione për të zbutur atë që Doëning Street e ka quajtur "agresion në rritje rus". Këtë fundjavë, kryeministri britanik po shqyrton këto opsione - duke përfshirë vendosjen e më shumë trupave britanike në vendet e NATO-s në rajon. 

Të hënën (31 janar), Ministria e Jashtme britanike pritet të njoftojë në Parlament një ashpërsim të regjimit të sanksioneve, i cili do t'i mundësonte Mbretërisë së Bashkuar të synojë interesat ruse.