RTSH 24 Live

Botë

Johnson: I takon Ukrainës të vendosë për një marrëveshje paqeje me Rusinë

30/06/2022

Johnson: I takon Ukrainës të vendosë për një marrëveshje paqeje me Rusinë

I takon popullit ukrainas të vendosë nëse duan të arrijnë një marrëveshje paqeje me Rusinë”. Kështu është shprehur kryeministri britanik Boris Johnson pas mbledhjes së samitit të NATO-s, raporton BBC.

"Ne nuk mund të jemi më ukrainas se ukrainasit, të gjithë e kuptojnë këtë. Detyra jonë është thjesht të justifikojmë parimin, të mbrojmë të drejtën e ukrainasve për të mbrojtur veten e tyre. Kjo është ajo që ne po bëjmë” tha ai.

Johnson siguroi mbështetje për Ukrainën, në kohën kur kjo e fundit po përballet me pushtimin rus.

Ne duam t'u japim atyre mjetet për të dëbuar rusët nga territori i tyre dhe ta vendosim Zelenskyn në pozicionin më të mirë të mundshëm nëse ai vendos të flasë me Rusinë për një marrëveshje”, tha Johson.

Lidhur me tërheqjen e trupave ruse nga ishullit të gjarpërinjve, Johson shprehet se ishte dëshmi e aftësisë së Ukrainës për të luftuar

"Nëse do të donit prova të aftësisë së mahnitshme të ukrainasve për të luftuar për të kapërcyer vështirësitë dhe për të zmbrapsur rusët, atëherë shikoni se çfarë ka ndodhur pikërisht sot në ishullin e gjarpërinjve, ku përsëri Rusisë i është dashur të lëshojë tokë," tha Johnson në një konferencë shtypi. në samitin e NATO-s në Madrid duke theksuar se "do të jetë e pamundur që Putini të marrë një vend që nuk do ta pranojë sundimin e tij”.

/rtsh.al/