RTSH 24 Live

Lifestyle

Jo gjithmonë shkohim anën e mirë të jetës: Shkencëtarët hedhin dyshime mbi teorinë se optimizmi është i rrënjosur në natyrën njerëzore

02/11/2021

Jo gjithmonë shkohim anën e mirë të jetës: Shkencëtarët hedhin dyshime mbi teorinë se optimizmi është i rrënjosur në natyrën njerëzore

Fraza më e përdorur nga Monty Python ishte që “të shikojmë gjithmonë në anën e ndritshme të jetës”, por duket se optimizmi nuk është aq i rrënjosur në natyrën njerëzore sa mendohej më parë.

Studiuesit kanë zbuluar se njerëzit nuk janë të predispozuar për optimizëm, transmeton portal arbresh.info Ekspertët hodhën dyshime mbi hulumtimet e kaluara që mbështesin ekzistencën e ‘paragjykimit të optimizmit irracional’, që njerëzit kanë nga lindja e një ndjenjë se gjithçka do të jetë në rregull.

Shkencëtarët nga Universiteti Bath, Univeristeti College London dhe Universiteti i Londrës thane se njëanshmëria irracionale e optimizmit nuk ekziston, por se supozimi se është një pjesë e lindur e natyrës njerëzore mund të ketë ndikuar në saktësinë e studimeve të mëparshme të optimizmit. Autorët e studimit thonë se studimet e mëparshme shkencore kanë gjeneruar “pozitivitet të rremë”, duke dhënë rezultate se njerëzit janë optimist nga natyra, kur një paragjykim i tillë nuk ekziston. “Eksperimentet tona tregojnë se metoda e përdorur zakonisht për të evidentuar një optimizëm të tillë është e gabuar, duke shkaktuar përditësimin e besimit “optimist” aty ku optimizmi nuk është i mundur,” tha autori i studimit Jason Burton në Birkbeck. “Kjo nuk do të thotë se paragjykimi i optimizmit nuk mund të ekzistojë në botën reale, por se nevojiten metoda të reja të përmirësuara. Në thelb metodat aktuale japin pozitivitet fals”, shtoi ai. Për studimin e tyre, studiuesit kryen disa eksperimente duke përdorur një metodologji që është pranuar gjerësisht në kërkimet e kaluara të optimizmit – e njohur si “metoda e përditësimit”.

Kjo metodë përfshin që pjesëmarrësit të vlerësojnë mundësinë e tyre për të përjetuar një ngjarje të jetës dhe më pas ta rivlerësojnë atë pasi t’u sigurohet mundësia aktuale e personit mesatar për të përjetuar ngjarjen. Në mënyrë tipike, kjo është bërë me ngjarje negative të jetës, si kontraktimi i një sëmundjeje ose divorci, me fjalë të tjera, forma të ndryshme të rasteve të lajmeve të këqija që do të shkaktonin një përgjigje të fortë emocionale. “Sprovat në të cilat pjesëmarrësit marrin informacion të dëshirueshëm zakonisht nxisin përditësime më të mëdha sesa provat me informacione të padëshirueshme, gjë që interpretohet si dëshmi e optimizmit në përditësimin e besimit,” shpjegojnë studiuesit në punimin e tyre.

Shkencëtarët në studimin e tyre thanë se heqja e emocioneve e bën të pamundur marrjen e lajmeve të mira ose të këqija për ngjarjet që mund të ndodhin në jetë. Studiuesit argumentojnë se valenca – pavarësisht nëse informacioni është i mirë, i keq apo neutral – është thelbësor për pretendimet që mbështesin ekzistencën e ‘përditësimit të besimit’ optimist. “Sigurisht, nuk jemi duke thënë se optimizmi nuk ekziston, ose që njerëzit nuk janë optimistë në situata të caktuara, por hulumtimi ynë vë në dyshim ekzistencën e përgjithshme të njëanshmërisë optimiste si mënyrë e paracaktuar për funksionimin njerëzor, sikurse është thënë shumë kohë më parë”, thanë autorët e studimit të publikuar në revistën Cognition.

Paragjykimi i optimizmit irracional mund të kontribuojë në krizat financiare, dështimin e njerëzve për t’u kujdesur për shëndetin e tyre ose mosveprimin ndaj ndryshimeve klimatike, pretendojnë studiuesit. Paragjykimi i optimizmit po përdoret vazhdimisht për të drejtuar projekte të mëdha qeveritare, me sa duket për të menaxhuar parashikimet në lidhje me kohën dhe kostot financiare të projektit./