RTSH 24 Live

Kosova

Jill Biden i drejtohet kombit si Zonja e Parë e SHBA: Koha të bashkohemi, të jemi një Amerikë

21/01/2021

Jill Biden i drejtohet kombit si Zonja e Parë e SHBA: Koha të bashkohemi, të jemi një Amerikë

Jill Biden, gruaja e Presidentit të ri amerikan, Joe Biden, dhe njëherazi Zonja e Parë, përmes Twitterit i është drejtuar kombit amerikan. Në fillim të fjalimit të saj ka thënë se Amerika çdo katër vite feston fillimin e një administrate të re. “Koha është të bashkohemi, të jemi një Amerikë, me një qeveri që na shërben të gjithëve”, ka thënë Jill Biden. 

Ajo tha se shpresën dhe optimizmin e sheh në inaugurimin e ri që siç ka theksuar ajo, ka kulmuar falë një pune të përbashkët të mijëra njerëzve që kanë krijuar diçka të veçantë në vitin e vështirë.

Ajo falënderoi të gjitha që e kanë bërë të ndihen të mirëpritur dhe ka falënderuar të gjithë, që e kanë bërë inaugurimin të veçantë për të dhe bashkëshortin e saj Joe Biden.